Vrasja e blogerit rus, një grup pretendon: Ne e vramë atë

Bota

Vrasja e blogerit rus, një grup pretendon: Ne e vramë atë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:07
Vladlen Tatarsky

Gjykata e Qarkut në Moskë miratoi kërkesën e prokurorisë për ndalimin e Daria Trepova, e cila u arrestua pas shpërthimit që vrau të dielën blogerin e luftës, Vladlen Tatarsky.

Trepova akuzohet për terrorizëm dhe tregti të paligjshme të eksplozivëve. Ajo do të qëndrojë në paraburgim deri më 2 qershor 2023, kurse seanca nw rastin e saj ishte e mbyllur për mediat.

Sipas prokurorisë, Trepova ia dorëzoi Tatarskyt statujën e mbushur me eksploziv në një kafene në Shën Petersburg të dielën pasdite.

Pasi i dorëzoi dhuratën blogerit, statuja shpërtheu në duart e tij, duke vrarë vetë Tatarskyn dhe duke plagosur 40 të ftuar.

Komiteti hetimor e cilësoi atë që ndodhi si një sulm terrorist, duke pretenduar se ishte planifikuar dhe organizuar në Ukrainë.

Meduza raporton se një organizatë që e quan veten Ushtria Republikane Kombëtare (NRA) ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Tatarskyt.

Më herët, mori përgjegjësinë edhe për vrasjen e Daria Dugina, vajzës së ideologut pro-Putin, Aleksandar Dugin.

“Ne organizuam dhe zhvilluam një aksion më 2 prill 2023, kundër grupit të aktivistëve Z dhe personalisht kundër luftëtarit të njohur dhe propaganduesit të luftës, kriminelit të luftës Maxim Fomin, i njohur si Vladlen Tatarsky”, thuhet në mesazhin e publikuar nga NRA.

“Këtë akt e kemi përgatitur dhe e kemi kryer në mënyrë të pavarur dhe nuk kemi asnjë lidhje dhe as kemi marrë ndihmë nga struktura të huaja, e lëre më shërbime speciale”, thanë ata.

NRA gjithashtu deklaroi se veprimi i tyre nuk ishte i drejtuar kundër “civilëve paqësorë” dhe se të gjitha viktimat e sulmit ishin mbështetës të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Organizata u bëri thirrje aktivistëve rusë të të drejtave të njeriut për të ndihmuar Daria Trepovan, të cilën autoritetet dyshojnë se ka kryer sulmin. Ata gjithashtu u bënë thirrje rusëve që t’i rezistojnë regjimit në Kremlin në të gjitha nivelet, “deri në shkatërrimin e tij të plotë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat