Rusja del në gjyq për atentatin me bombë ndaj oratorit të luftës në Shën Petersburg

Bota

Rusja del në gjyq për atentatin me bombë ndaj oratorit të luftës në Shën Petersburg

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:59
Daria Trepova

E dyshuara si autore e atentatit të rëndë me bombë ndaj komentatorit rus të luftës Vladlen Tatarsky ka dalë sot në gjyq me akuza terrorizmi.

Daria Trepova akuzohet se i dha statujën bombë shkrimtarit e komentatorit militant pro-Kremlin me të cilën ai u vra, dhe 32 njerëz të tjerë u plagosën në event politik në një kafene në qendër të Shën Petersburg te dielen.

Para arrestimit të saj të djeshëm, mediat vendase thanë se fjalët e saj të para ishin: “Më ngritën grackë, po më përdornin”.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë 26 vjeçarja Trepova, shihet duke mbajtur një kuti para se të hyjë në kafenenë ku ndodhi shpërthimi.

Tatarsky, i cili kishte më shumë se 560,000 ndjekës në rrjetin Telegram ka qenë një nga komentatorët më të zëshëm për konfliktin në Ukrainë, dhe raportohet se iu dhurua një bust i vetes nga e dyshuara.

Bashkëshorti i Trepovas, Dmitry Rylov tha për rrjetin vendas SVTV News, se është kundër luftës në Ukrainë por shtonte se ajo nuk do të vriste kurrë njeri dhe ishte manipuluar për të kryer atentatin.

Një e dyshuar e dytë për atentatin u emëruar si 40 vjecarja Maria Yarun, e lindur në Ukrainë, dhe që gjendet në një spital të Shën Petersburg.

Rusia fajëson inteligjencën ukrainase për atentatin ndërsa deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër aktin që është vrasja e dytë politike brenda në Rusi të eksponentëve të luftës.

Dëshmitarja Alisa Smotrova, citonte te dyshuaren të kishte thënë se i kishte bërë një statujë oratorit, por rojet fillimisht i kishin kërkuar të dilte pasi nuk dihej çfarë mund të kishte brenda dhe ajo la statujën te hyrja.

Të tjera video tregonin nga jashtë impaktin e shpërthimit që rrafshoi xhamat e barit dhe përgjaku ambjentet e brendshme.

Zhvillimi vjen pas vrasjes me bombë të gazetares ruse Darya Dugina shtatorin e shkuar, me një bombë të vendosur në makinë, teksa lëvizte në periferi të Moskës.

Babai i saj Alexander Dugin, filozof dhe teorist politik ngrinte sot lart Tatarsky si një hero ‘i pavdekshëm’ që ra në mbrojtje të popullit rus.

Viktima Tatarsky, bënte raportime të rregullta pro-ruse nga Ukraina dhe kishte më shumë se 560,000 ndjekës në kanalin e tij në rrjetin Telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat