Fundoset varka me emigrantë, raportohet për 20 të zhdukur

Bota

Fundoset varka me emigrantë, raportohet për 20 të zhdukur

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Të paktën 20 emigrantë afrikanë janë zhdukur pas fundosjes së një varke në brigjet e Tunizisë.

Besohet se varka me emigrantë ishte nisur në drejtim të Italisë.

Roja bregdetare tuniziane shpëtoi 17 persona në bordin e varkës pranë qytetit Sfax.

Dy prej të cilëve janë në gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat