Vendimi i Perëndimit për aeroplanët luftarakë për Ukrainën ‘mund të vijë përpara verës’

Bota

Vendimi i Perëndimit për aeroplanët luftarakë për Ukrainën ‘mund të vijë përpara verës’

Më: 11 prill 2023 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Një vendim nga vendet perëndimore nëse do të furnizojnë Ukrainën me aeroplanë luftarakë mund të arrihet “përpara verës”, sugjeron një raport.

Kështu shkruan Sky News, sipas të cilit medium ka qenë gazeta franceze Le Figaro po raporton mbi komentet e bëra nga ministri danez i çështjeve ekonomike Troels Lund Poulsen.

Ai tha se vendimi mund të vijë “në një afat të shkurtër”.

Sipas gazetës, Poulsen tha se diskutime të tilla kërkojnë kohë pasi ato përfshijnë disa vende.

“Ne gjithashtu do të duhet të kemi një dialog me amerikanët për këtë”, citohet të ketë thënë ai.

Anëtarët e NATO-s, Polonia dhe Sllovakia kohët e fundit filluan t’i dorëzojnë Ukrainës aeroplanët MiG-29 të epokës sovjetike.

Por vendet perëndimore kanë hezituar t’i ofrojnë Kievit aeroplanët F-16 të cilët i ka kërkuar vazhdimisht, për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë mund të përshkallëzojë konfliktin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat