Ekzekutimet në Iran rriten me 75%, raporti: Terhani kërkon të rrënjosë frikë te protestuesit

Bota

Ekzekutimet në Iran rriten me 75%, raporti: Terhani kërkon të rrënjosë frikë te protestuesit

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ekzekutimet në Iran janë rritur me 75% gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të fundit të publikuar. Më konkretisht në vitin 2022, janë ekzekutuar 582 persona.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Terhani kërkon të ‘rrënjosë frikë’ te protestuesit dhe në çdo rebel që del kundër regjimit.

Ky ishte numri më i lartë i ekzekutimeve në Republikën Islamike që nga viti 2015, sipas një raporti të publikuar të enjten nga grupet e Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR) me bazë në Norvegji dhe grupet Together Against Dënimit me Vdekje (ECPM) me bazë në Francë.

554 nga 582 ishin persona të akuzuar për vrasje dhe vepra të lidhura me drogën, ndërsa 90% e rasteve ishin ekzekutime që nuk ishin të njoftuar nga autoritete iraniane dhe disa ishin kryer në fshehtësi.

Dy grupet e të drejtave thanë se rritja ishte mënyra e Teheranit për t’i frikësuar protestuesit dhe për të parandaluar mospajtimin, pas një kryengritjeje mbarëkombëtare të shkaktuar nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini shtatorin e kaluar. Autoritetet iraniane u janë përgjigjur protestave me forcë brutale, arrestime masive dhe gjyqe të nxituara të falsifikuara , duke tërhequr dënime të ashpra globale dhe sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu raporti dokumentoi 15 ekzekutime të kryera nga akuzat e përcaktuara në mënyrë të paqartë të ‘armiqësisë’ kundër Zotit” dhe ‘korrupsionit në Tokë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat