Emigrantët, OKB paralajmëron Italinë: Hiqni dorë nga masat e ashpra që kufizon operacionet e kërkim-shpëtimit!

Bota

Emigrantët, OKB paralajmëron Italinë: Hiqni dorë nga masat e ashpra që kufizon operacionet e kërkim-shpëtimit!

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar qeverinë italiane, e cila po punon për mbrojtjen e emigrantëve azilkërkues ‘të braktisë ligjin e ri të rreptë, i cili kufizon operacionet e kërkim-shpëtimit të civilëve dhe të përmbahet nga kriminalizimi ata që shpëtojnë jetë në det’.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha se “e drejta e jetës dhe ndalimi i rikthimit nuk mund të hiqet. Çdo politikë e re nën gjendjen e jashtëzakonshme duhet të jetë në përputhje me Detyrimet e Italisë për të drejtat e njeriut”.

Italia është kthyer në një nga pikat më të nxehta të kalimit të emigrantëve.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zotuar sedo të ndjekë politikë të rreptë për emigrantët e paligjshëm, megjithatë më shumë refugjatë kanë zbarkuar në brigjet e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat