Ukrainasit hedhin në erë sistemin raketor rus, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u ngrit në qiell një ‘top’ i madh i zjarrtë

Bota

Ukrainasit hedhin në erë sistemin raketor rus, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u ngrit në qiell një ‘top’ i madh i zjarrtë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë një sistem raketor rus në afërsi të Donetskut.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur sistemi i mbrojtjes kundërajrore ruse hidhet në erë nga ukrainasit.

Ishte brigada e 109-të e forcave të armatosura të Ukrainës, që e bën shkrumb e hi sistemin raketor rus në një zonë malore.

Në momentin që u godit ky sistem nga predha, shpërthimi ishte aq i fuqishëm që një top i madh i zjarrtë u ngrit në qiell dhe filloi të shpërthente edhe municioni i këtij sistemi raketor.

Pamje të tilla janë bërë çdo herë e më të shpeshta nga ukrainasit, që përmes dronëve kamikaz dhe armëve tjera të avancuara që i kanë marrë nga vendet perëndimore, po i shkaktojnë humbje të mëdha forcave armike.

Në anën tjetër, rusët nuk kanë arritur akoma të shënojnë ndonjë avancim të theksuar. Në Bakhmut shumë varreza janë parë, që besohet të jenë të pjesëtarëve të grupit mercenar rus Wagner.

Këtë e kishte konfirmuar edhe kreu i këtij grupi famëkeq, Yevgeny Prigozhin, i cili pati thënë se “këtë e ka lufta”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat