Imazhi nga Mariupol fiton çmimin “Fotografia e Vitit të Shtypit Botëror”

Bota

Imazhi nga Mariupol fiton çmimin “Fotografia e Vitit të Shtypit Botëror”

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:52
Imazhi nga Mariupol

Fotografi ukrainas, Evgeniy Maloletka ka fituar çmimin “World Press Photo of the Year” për fotografinë ku shihen punonjësit e urgjencës duke bartur një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në Mariupol.

Imazhi i fotografit të Associated Press i shkrepur më 9 mars të vitit 2022 – gruaja me dorën e majtë në barkun e poshtëm të përgjakur – zbuloi tmerrin e sulmit brutal të shtetit rus në fillim të luftës në Ukrainë.

Iryna Kalinina, 32-vjeçare ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur Miron, raporton skynews.

“Për mua, është një moment që gjatë gjithë kohës dua ta harroj, por nuk mundem. Historia do të mbetet gjithmonë me mua”, tha Maloletka.

“Evgeniy Maloletka kapi një nga imazhet më përcaktuese të luftës Rusi-Ukrainë në mes të rrethanave tepër sfiduese”, tha zëvendëspresidentja e lartë dhe redaktori ekzekutiv i AP, Julie Pace.

Image
Iryna Kalinina

“Pa guximin e tij të palëkundur, pak do të dihej për një nga sulmet më brutale të Rusisë. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për të”, shtoi ajo.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta material. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat