“Zelensky është i pashëm”, ky pohim i kushtoi me një dënim prej 450 eurove pensionistes ruse

Bota

“Zelensky është i pashëm”, ky pohim i kushtoi me një dënim prej 450 eurove pensionistes ruse

Më: 21 prill 2023 Në ora: 21:42
Volodymyr Zelensky

Një grua ruse është gjobitur me 40 mijë rubla për “diskreditimin e ushtrisë ruse” pasi e quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky një “burrë të pashëm”.

Olga Slegina iu shqiptua gjoba, ekuivalente me rreth 450 euro pasi u akuzua dhe u shpall fajtore sipas ligjeve të “censurës së luftës” të prezantuara marsin e kaluar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Seanca gjyqësore, në kryeqytetin rus të Moskës, zgjati vetëm pesë minuta, raporton nypost.

Slegina u dënua pasi deklaroi se Zelensky kishte ‘një sens të mirë humori’.

Sipas Qendrës për të Drejtat e Njeriut “Memorial”, ajo ishte takuar në një restorant me një grua nga Odesa, Ukrainë.

Kamarierja Natalya Zakharova iu bashkua bisedës dhe e quajti Zelenskyn si “të shëmtuar” dhe “të çuditshëm”.

Slegina i shpërfilli komentet, duke thënë se “të gjithë qeshnin me shakatë e tij. A nuk bërtasin ukrainasit në republikën tuaj “Lavdi Ukrainës” si ne në Moskë?”

Besohet se zonja Slegina synon të apelojë gjobën e saj. Ajo u përfaqësua nga një avokat i OVD-Info, një projekt mediatik rus për të drejtat e njeriut që synon të luftojë persekutimin politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat