Tension në marrëdhëniet Oslo-Moskë/ Rusia dëbon 10 diplomatë norvegjeze

Bota

Tension në marrëdhëniet Oslo-Moskë/ Rusia dëbon 10 diplomatë norvegjeze

Më: 26 prill 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Rusia ka vendosur të dëbojë 10 diplomatë nga ambasada norvegjeze në Moskë, duke kërkuar që ata të largohen sa më shpejt nga vendi, njoftoi sot Ministria e Jashtme norvegjeze.

Vendimi vjen pasi Oslo njoftoi më 13 prill se kishte dëbuar 15 zyrtarë të ambasadës ruse për të cilët qeveria norvegjeze pretendonte se ishin agjentë të inteligjencës.

“Ambasadori ynë  u informua sot nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse se 10 diplomatë tanë në Moskë janë shpallur non grata”, nënvizoi Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë në një deklaratë.

“Autoritetet ruse theksojnë se kjo lëvizje është një reagim ndaj vendimit të Norvegjisë”, shtoi Ministria e Jashtme norvegjeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat