Gazetari ukrainas vritet nga snajperët rusë pranë Khersonit

Bota

Gazetari ukrainas vritet nga snajperët rusë pranë Khersonit

Më: 26 prill 2023 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Një gazetar ukrainas, Bogdan Bitik, që punon me gazetën italiane La Repubblica është vrarë nga një snajper në jug të Ukrainës, ndërsa një koleg i tij italian është plagosur.

Dy gazetarët, të cilët mbulonin luftën që nga fillimi i pushtimit rus, kishin veshur jelek antiplumb me shënimin “Press”. Ata ishin pranë urës kryesore të Khersonit kur u sulmuan.

“Ne u qëlluam. E pashë Bogdanin në tokë, ai nuk lëvizte. Unë u përpoqa ta telefonoja, ai nuk po përgjigjej. Pastaj u ngrita në këmbë për të dalë nga vija e zjarrit dhe vrapova derisa pashë një makinë civile. Më rridhte gjak dhe më çuan në spital”, tha gazetari italian.

Sipas gazetës, trupi i gazetarit ukrainas nuk është gjetur ende, për shkak të pranisë së snajperëve në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat