​OBSh vlerëson se vetëm vaksinat e fëmijërisë shpëtojnë mbi 4 milionë jetë çdo vit

Bota

​OBSh vlerëson se vetëm vaksinat e fëmijërisë shpëtojnë mbi 4 milionë jetë çdo vit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Strategjia globale e Agjendës Evropiane të OBSh-së ka për qëllim të shmangë mbi 50 milionë vdekje deri në vitin 2030 dhe përmes qasjes në vaksinat rutinore të ndihmojnë në ndërtimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor që mund t'i rezistojnë ndikimit të pandemive dhe të ofrojnë reagim të shpejtë të vaksinimit.

Kështu u tha në takimin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë me mjekët specializantë të Mjekësisë Familjare.

Takimin e hapi Dr.Albana Morina nga MSh duke ju rikujtuar specializantëve rëndësinë e tyre në realizimin e Programit të Imunizimit meqenëse shërbimet e vaksinimit ofrohet në kuadër të KPSh-së, ku mjeku familjarë përveç aktiviteteve gjithëpërfshirëse, fokus të veçantë ka në promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve.

Gjatë ligjëratës së mbajtur nga Dr. Adrian Stoica, Epidemiolog (OBSh) si dhe Dr. Edita Goranci Haxhiu, Epidemiologe (OBSh) u prezantuan sukseset e vaksinimit në Kosovë dhe në botë, përpjekjet për eradikimin dhe shpalljen e botës të lirë nga Sëmundjet Vaksinë Parandaluese.

Në fund të vitit 2021 eliminimi i fruthit u konfirmua në 76 nga 195 (39%) shtete në mbarë botën, si dhe në 22 nga 53 (55%) shtete në Rajonin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat