Frika nga agresioni rus, NATO bën lëvizjen urgjente, ja vendimi i rëndësishëm që pritet të merret

Bota

Frika nga agresioni rus, NATO bën lëvizjen urgjente, ja vendimi i rëndësishëm që pritet të merret

Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Japonia është në bisedime për të hapur një zyrë ndërlidhëse të NATO-s, e para e këtij lloji në Azi, deklaroi ministri i Jashtëm i vendit, duke thënë se pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të qëndrueshme.

“Ne jemi tashmë në diskutime, por asnjë detaj ende nuk është finalizuar”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi.

Hayashi përmendi në mënyrë specifike pushtimin rus të Ukrainës vitin e kaluar si një ngjarje me pasoja shumë përtej kufijve të Evropës që e detyruan Japoninë të rimendonte sigurinë rajonale.

“Arsyeja pse ne po diskutojmë për këtë është se që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, bota (është) është bërë më e paqëndrueshme. Diçka që ndodh në Evropën Lindore nuk kufizohet vetëm në çështjen në Evropën Lindore, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në situatën këtu në Paqësor. Kjo është arsyeja pse një bashkëpunim mes nesh në Azinë Lindore dhe NATO-s (po) bëhet … gjithnjë e më i rëndësishëm”, tha ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat