LIVE: Zbulohet urdhri për ‘ushtarët e dështuar’ të Putinit, paralajmërohet hakmarrje – Zelensky vjen me një mesazh

Bota

LIVE: Zbulohet urdhri për ‘ushtarët e dështuar’ të Putinit, paralajmërohet hakmarrje – Zelensky vjen me një mesazh

Nga: Bota sot Më: 11 maj 2023 Në ora: 06:29 Përditësuar në ora: 19:27 më 11.05.2023
Foto ilustrim

Moska paralajmëron forcimin e lidhjeve me Republikën Sërpska

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar forcimin e lidhjeve ndërmjet Rusisë dhe Republikës Sërpska, ndërkaq presidenti i këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, do të shkojë në Moskë, gjatë këtij muaji, për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Dodik është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një intervistë për një stacionin televiziv të afërt me Dodikun, Peskov vëri në dukje pritjet e Moskës se Serbia dhe Republika Sërpska nuk do t’i “dorëzohen presionit perëndimor” për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Zëdhënësi i Putinit tha se Beogradi është aktualisht nën presion më të madh nga Perëndimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, sesa janë autoritetet e Republikës Sërpska, të cilat në Bosnjë e Hercegovinë po e bllokojnë vendosjen e sanksioneve.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Serbia nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese ndaj Rusisë në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian (BE), gjë që pritet nga vendet kandidate. Brukseli e paralajmëroi Serbinë sërish, më 9 maj, se përparimi në negociatat për anëtarësim do të varet nga harmonizimi me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

“Serbia është nën presion edhe më të madh se Republika Sërpska. Shpresojmë se do të kenë forcë të mjaftueshme për të mos hyjnë në radhën e kësaj rrjedhe kryesore të Perëndimit kolektiv”, tha Peskov në një intervistë për Televizionin Alternativ të Banja Llukës, i cili poashtu është nën sanksionet e SHBA-së.

Intervista u regjistrua në Moskë, ndërkaq prezantuesja e zhvilloi atë në gjuhën ruse.

Për lidhjet tradicionale të Rusisë me Serbinë, Peskov tha se Serbia është shtet sovran dhe se Rusia nuk ka asgjë kundër marrëdhënieve të saj me vendet perëndimore. Por, sipas tij, asnjë bashkëpunim me vendet perëndimore apo vendet e tjera nuk duhet të jetë pengesë për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Peskov tha se, kur bëhet fjalë për Republikën Sërpska, Rusia “niset nga fakti marrëdhënie do të vazhdojnë të zhvillohen dhe se ato vetëm do të forcohen në të gjitha fushat”.

Ai tha se Moska e di se çfarë është “presioni i jashtëm brenda Bosnjë e Hercegovinës, çfarë është presioni i jashtëm në kudër të mekanizmave ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu funksionojnë në përputhje me Marrëveshjen e paqes të Dejtonit”.

“Dhe, natyrisht, në përputhje me mundësitë tona, në radhë të parë ekonomike, ne jemi të gatshëm të mbështesim Republikën Sërpska, në mënyrë që ajo të ketë forcën për të ndjekur vazhdimisht drejtimin e saj, brenda të njëjtit shtet në të cilin ndodhet”, tha Peskov.

Duke folur për statusin e Republikës Sërpska brenda Bosnjë Hercegovinës, Peskov tha se ajo është një nga dy entitetet në atë vend dhe se sipas Marrëveshjes së Dejtonit ajo është krejtësisht e barabartë.

Në janar të vitit 2022, Departamenti amerikan i Thesarit e vendosi Millorad Dodikun në listën e sanksioneve për shkak të aktiviteteve të korrupsionit, përpjekjeve për të rrëzuar Marrëveshjen e Dejtonit dhe rrezikimit të stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe të gjithë rajonit.

Siç u njoftua, sanksione u vendosën edhe ndaj Televizionit Alternativ nga Banja Lluka, për shkak të lidhjes së tij me Dodikun, lider i Partisë së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), e cila është parti udhëheqëse në Republikën Sërpska.

Në një intervistë tjetër të transmetuar në Radiotelevizionin e Republikës Sërpska, në të njëjtën ditë kur intervista me Peskovin u publikua në ATV, Milorad Dodik njoftoi se, më 23 maj, do të takohet në Moskë me Putinin, me të cilin ka biseduar edhe në shtator të vitit të kaluar.

Shefi i Përfaqësisë së Republikës Sërpska në Rusi, Dushko Peroviq, tha se Dodik do të diskutojë me Putinin për vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik, Marrëveshjen e Dejtonit dhe presionet ndaj Republikës Sërpska.

“Këto janë disa gjëra për të cilat Dodik, në një frymë miqësore, dëshiron të informojë Vladimir Putinin, duke qenë se ata kanë pasur komunikim të mirë për një kohë të gjatë”, tha Peroviq për agjencinë Srna.

Ai tha se Dodik, sipas protokollit të vizitës së tij në Rusi, duhet t’ia dorëzojë Putinit Urdhrin e Republikës Sërpska, që iu dha në fillim të këtij viti , në prag të festimit të Ditës së Republikës, më 9 janar.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Banja Llukë, Dodik vuri në dukje se Putin është meritor për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit, si dhe për marrëdhëniet politike dhe miqësore midis Republikës Sërpska dhe Rusisë.

Ditën kur u publikua intervista me Peskovin, përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se politika secesioniste në Republikën Sërpska është në rritje./REL

Zelenskiy: Nuk është ende koha e duhur për kundërofensivën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se nuk është ende koha e duhur për kundërofensivën e planifikuar për të rimarrë kontrollin e territorit nga trupat pushtuese ruse.

“Kemi nevojë për pak më shumë kohë”, tha zoti Zelenskiy në një intervistë me mediat britanike të bërë publike të enjten.

Përgatitjet për kundërofensivën përfshijnë trajnimin e forcave ukrainase nga partnerët perëndimorë, si dhe dërgesat e municioneve, tankeve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore për të rritur aftësitë e palës ukrainase.

"Me [ato që kemi] ne mund ta fillojmë kundërofensivën dhe të jemi të suksesshëm," tha presidenti Zelenskiy.

"Por do të humbisnim shumë njerëz. Mendoj se kjo do të ishte e papranueshme", tha ai.

Të mërkurën vonë, admirali Bob Bauer, i cili kryeson Komitetin Ushtarak të NATO-s, u tha gazetarëve se Ukraina do të mund të luftojë me armë më të mira, megjithëse ka më pak ushtarë në dispozicion se Rusia.

"Rusëve do t’u duhet të përqendrohen tek numrat, tek një numër më i madh rekrutësh dhe të mobilizuarish, të patrajnuar mirë dhe me materiale të vjetra dhe jo me aq preçizion sa ato më të rejat”, shtoi ai.

Ofendoi prindërit e ndjerë të Putinit, gruaja dënohet me dy vite burg

Një grua ruse 60-vjeçare është dënuar me dy vjet burgim me kusht për “shkrimin fyes” në varrin e prindërve të presidentit Vladimir Putin, raportuan të enjten faqet e pavarura të lajmeve.

Prokurorët kërkuan një dënim me kusht me tre vjet burg për Irina Tsybaneva.

Gruaja u ndoq penalisht tetorin e kaluar për përdhosjen e varrit në Shën Petersburg, sepse në shënim ajo i quajti babanë dhe nënën e Putinit “prindër të një maniaku”.

“Vdekje Putinit, ju rritët një përbindësh dhe një vrasës”, shkruhej në shënim, duke u kërkuar prindërve të vdekur “ta marrin atë me vete”.

Sipas faqes së internetit SOTA, Chibaneva nuk planifikon të apelojë.

Ajo tha se e shkroi shënimin pasi kishte parë lajmet për luftën në Ukrainë dhe “e kuptoi se gjithçka është shumë e frikshme, gjithçka është shumë e trishtuar dhe ka shumë të vdekur”, sipas një faqeje tjetër lajmesh, Mediazona.

“Mos bini në duart e armikut!”, zbulohet urdhri për ushtarët rusë

Një raportim i ri në rrjetet sociale pretendon se ushtarët rusë kanë marrë urdhër që të vetëvriten e të mos bien në duart e trupave ukrainase të gjallë.

Në një llogari në Twitter u postua imazhi i një letre të gjetur në uniformën e një ushtari rus, që sapo kishte hedhur veten në erë në fushën e betejës.

Në letër shkruhet se në momentin që e shikon që nuk ke asnjë zgjidhje tjetër dhe që qartësisht do të biesh në duart e “armiqve” si peng, më e mira është të vrasësh veten me një granatë.

“Nuk do të lejojmë që ukrainasit nazistë të mbushin fondin për shkëmbimin e të burgosurve. Vdekja është më e mirë se turpi!”, shkruhet në letër.

Me sa duket ushtari rus ka ndjekur me përpikmëri urdhrat, pasi në rrjet është shpërndarë një video ku duket ai që hedh në erë veten.

Fillimisht ai shfaqet teksa qëllon me armë nga një llogore, dhe më pas kupton që një dron ukrainas e kishte pikasur dhe ky është momenti kur ka hedhur veten në erë, ndërsa pamjet e rënda tregojnë momentet e tmerrshme ku trupi i tij ndahet në disa pjesë nga shpërthimi.

Lajmi për rusët që hedhin veten në erë vjen disa ditë pasi u raportuam se qindra rekrutë të rinj të mundshëm po shkonin për operacione të ndryshimit të gjinisë në mënyrë që të shmangnin luftën për ushtrinë e dështuar të Vladimir Putin.

Kjo i shtyu zyrtarët e tij të ndryshonin rregullat rreth ndryshimit të gjinisë, në mënyrë që të dëgjohej edhe ikja e ushtarëve.

Ukraina për Wagner: Nuk po u mbarojnë municionet, janë duke avancuar

Luftëtarët mercenar rusë kanë shtuar sulmet e tyre ditët e fundit dhe nuk po përballen me mungesë municionesh, tha një komandant i brigadës ukrainase në Bakhmut.

Qyteti lindor, i quajtur ka qenë vendi i luftimeve të ashpra për muaj të tërë, me të dyja palët që kanë pësuar humbje të rënda.

Për javë të tëra, shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin është ankuar se ushtria ruse i ka privuar forcat e tij nga municioni i mjaftueshëm për të kapur zonën.

Por për kolonelin ukrainas Roman Hryshchenko, komandantin e Brigadës së 127-të të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, forcat nuk kanë “patur asgjë as afër një deficiti municionesh”.

“Në ditët e fundit, intensiteti i granatimeve dhe artilerisë me raketa është rritur,” tha Hryshchenko.

Putini pritet t’i hakmerret keq shefit të mercenarëve të Wagner

Vladimir Putin është gati të përdorë shërbimet e tij brutale të sigurisë për të ‘ndaluar’ mikun e tij prej kohësh Yevgeny Prigozhin, që njihet si kreu i ushtrisë private Wagner, thotë një raport i ri.

Dhe sipas mediave të huaja, shefi i forcës mercenare dukej se e quajti diktatorin 70-vjeçar si ‘të neveritshëm’ mes raporteve se nga vijat e para të luftës në Ukrainë ka një tërheqjeje ruse dhe fitimeve të Ukrainës rreth qytetit të rrethuar të Bakhmutit.

Por siç shkruan Daily Mail, Prigozhin la të kuptohej më vonë se sulmi i tij kishte për qëllim në fakt shefin e shtabit të ushtrisë së përgjithshme të Putinit, Valery Gerasimov, 67 vjeç, të cilin ai e fajëson për mungesën e municioneve në front.

Po sipas këtij mediumi, një objektiv tjetër i mundshëm ishte ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, gjithashtu 67 vjeç, por shumë besojnë se ai kishte për qëllim drejtpërdrejt Putinin.

Ndërkohë gazeta e pavarur e lajmeve Meduza raportoi se burimet e saj në Kremlin thonë se Prigozhin tani ka kaluar ‘vijën e kuqe’ në sulmet e tij të përsëritura ndaj zyrtarëve të lartë të Putinit dhe dështimet e tyre për t’u dhënë municion luftëtarëve të tij për të marrë Bakhmutin.

“Nëse kjo vazhdon, forcat zyrtare të sigurisë me siguri do ta ndalin atë”, ka thënë një burim pranë Kremlinit, raportoi Meduza.

Ishte e paqartë nëse kjo do të thoshte likuidim – një fat i shumë armiqve të Putinit – ose arrestim, ndoshta për tradhti, gjë që mund ta çonte miliarderin 61-vjeçar në burg deri në 21 vjet.

Raporti thotë se agjencitë e propagandës së Moskës kanë marrë tashmë një ‘paralajmërim’ nga administrata e Putinit se nëse Prigozhin vazhdon të kritikojë Ministrinë e Mbrojtjes dhe të raportojë ‘dështime në front’, gazetarët duhet të fillojnë ‘ta portretizojnë atë si një tradhtar’.

Ndryshe, ai ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Bakhmut nëse kërkesat e tij për municion nuk plotësohen.

Ndërkohë Prigozhin thuhet se ka ende aftësinë ‘për të hyrë në dialog të drejtpërdrejtë me presidentin’, mentorin e tij. Por burime të tjera thonë se Putin nuk u përgjigjet thirrjeve të tij.

Shefi i Wagner – forcat mercenare të të cilit veprojnë jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Afrikë dhe Siri – shihet si i mbrojtur nga miqtë e ngushtë të Putinit, gjenerali Viktor Zolotov, kreu i gardës kombëtare ruse, dhe guvernatori i Tula, Alexey Dyumin, dikur truproje i diktatorit dhe konsiderohet si një pasardhës i mundshëm si president.

Por është e paqartë nëse ata tani mund ta shpëtojnë atë pas tiradës së tij të fundit. 

Borrell trondit me deklaratën dhe i ‘shkund’ themelet Rusisë: Nuk mundët të merrni Kievin e as Bakhmut-in pasi jeni të dështuar, e humbët luftën me Ukrainën

Përfaqësuesi i BE-së Joseph Borrell, sa i përket politikave të jashtme, është shprehur gjatë Samitit Europian për Mbrojtjen dhe Sigurinë se Rusia tashmë ka humbur luftën në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, Borrell e bëri këtë deklaratë ndërsa i referohej tërheqjes së trupave në Kiev dhe dhe Bakhmut.

“Rusia vazhdon të bombardojë vazhdimisht Ukrainën. Ushtria ruse u mund, ata u përpoqën të merrnin Kievin brenda dy javësh, ata dështuan dhe u tërhoqën.

 Ata nuk mund të merrnin në kontroll as Bakhmut. Është një luftë e përgjakshme, por Rusia e ka humbur tashmë,” tha ai.

Ukraina ka filluar tashmë ofensivën e saj: shefi i Grupit Wagner

Themeluesi i forcës mercenare të Grupit Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, thotë se njësitë ukrainase kanë filluar kundërsulmin e tyre dhe po i afrohen Bakhmutit nga krahët, përcjell Bota sot.

Operacionet e Ukrainës ishin "për fat të keq pjesërisht të suksesshme", tha Prigozhin në një koment të shërbimit të tij për shtyp të publikuar në Telegram në përgjigje të një kërkese të medias ruse në lidhje me kundërsulmin e parashikuar të Ukrainës.

Vlerësimi i Prigozhin u publikua pas intervistës së Zelenskyy me BBC më herët gjatë ditës, në të cilën ai tha se duhej më shumë kohë për të filluar kundërsulmin.

60 mijë trupa në gatishmëri, Ukraina gati për ofensivën që do të shkatërrojë një here e mirë Rusinë, ja si mund të nisë kundërsulmi i frikshëm

Një kundërsulm i afërt nga Ukraina duket se është në horizont dhe përgatitjet nga të dyja palët tregojnë nivelin e tyre të gatishmërisë. Kundërsulmi i shumëpritur i Kievit, i nxitur nga kontributi bujar i armëve dhe trajnimit perëndimor, premton të paralajmërojë një pikë kthese të rëndësishme në konfliktin e vazhdueshëm. Për të rimarrë territorin e saj, Ukraina është gati të nisë një ofensivë strategjike që ka potencial për të ndryshuar rrjedhën e luftës, të paktën nisur nga optimizmi që tregon pala ukrainase. Megjithatë mbetet mister, koha kur mund të nisë kundërofensiva, e cila pritet menjëherë pasi balta dhe shirat e pranverës t’i lënë vendin kushteve më të favorshme.

Kolapsi i Rusisë

Suksesi për Ukrainën në kundërsulmin e saj të shumëpritur kundër Rusisë mund të përcaktojë "kolapsin" e plotë të ushtrisë së Vladimir Putin apo edhe të ekonomisë ruse. Kështu ka thënë një ministër i lartë në qeverinë e Volodymyr Zelensky. Sipas komenteve të vetë Zelensky-t, ofensiva do të ekspozojë të vërtetën pas propagandës së Rusisë në lidhje me përpjekjet e luftës.“Ne do të nisim kundërsulmin tone, kur dhe ku nuk ka rëndësi tani”, tha ai. “Dhe kur kjo të ndodhë, Rusia do të jetë në pani”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Volodymyr Gavrilov. “Nuk mund t'i mashtrosh njerëzit e tu për shumë vite... veçanërisht nëse ata kanë filluar të shohin ndryshim në terren, kanë filluar të shohin të vrarët dhe të plagosurit...Nuk do të habitesha nëse një ditë, ndoshta këtë muaj apo muajin tjetër, do të shohim kolapsin e menjëhershëm të strategjisë ruse ose ushtrisë së saj, ekonomisë së saj,” tha ai.

Strategjia e Ukrainës

Megjithatë, një gjeneral në pension në Mbretërinë e Bashkuar ka vënë në dukje se ukrainasit kanë një optimizëm të tepruar. Në një intervistë me BBC News, gjenerali Sir Richard Barrons, ish-komandant i Komandës Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se nëse ka pritshmëri të mëdha për një rezultat, mund edhe të zhgënjehen. Ai argumentoi se duhet një qasje e përqendruar duke synuar një pjesë specifike dhe të kufizuar të vijës së frontit. Ukraina thuhet se ka mbledhur rreth 60,000 trupa në përgatitje për operacionin e ardhshëm. Rusia besohet të ketë rreth 300,000 trupa të stacionuara në vijat e frontit dhe 200,000 shtesë në rezervë. Barrons sugjeron se do të ishte strategjikisht e zgjuar të zgjidhej një vend për kundërofensivë ku qendrat kryesore logjistike, si Krimea, mund të izoloheshin nga forcat armike.

Fokusi tek Bakhmuti

Mesa duket, nëse do të ketë një tërheqje të rusëve në Bahmut, pritet që vija e re e frontit të zhvendoset gradualisht rreth 7 km në perëndim të Bahmutit, në rrugën e kanalit Siverski Donjec-Donjek. Është interesante të shihen pritshmëritë ruse për drejtimin e ofensivës. Nëse, siç ka kërcënuar shpesh Kremlini, Yevgeny Prigozhin, pronari i kompanisë private "Wagner" dhe ushtarët e tij, zëvendësohen nga çeçenët në Bakhmut, kjo mund të nënkuptojë lehtësisht rritje të presionit mbi forcat ukrainase.

Zonat e rrezikuara

Së dyti, duhet përmendur se autoritetet pushtuese në Zaporizhia pretendojnë prej javësh se kjo është pikërisht zona e ofensivës së ardhshme ukrainase dhe përveç ndërtimit të vazhdueshëm të fortifikimeve në atë pjesë, ditët e fundit kanë filluar edhe emigrimin sistematik të popullatës civile nga 18 vendbanime përgjatë fushëbetejës. Kjo supozohet se është bërë për të mbrojtur rreth 70,000 civilë, por edhe për të zvogëluar mundësinë që Ukraina të marrë informacione aktuale për gjendjen e armikut në ato zona. Së treti, evakuime të tilla, megjithëse në një shkallë më të vogël, u vunë re edhe në zonën e Donbasit verior, në rajonin e Luhansk rreth qyteteve Svatova, Rubizhne dhe Lisichansk, ku agresorët ndërtuan gjithashtu fortifikime të shumta dhe dyshohet se kanë frikë nga një përparimi ukrainas.Së fundi, pala ruse përmend mundësinë e luftimeve ukrainase pranë lumit Dnieper, një rrjedhë e madhe ujore disa kilometra e gjerë. Në të njëjtën kohë, nuk është e qartë nëse synohet marrja e termocentralit e madh bërthamor pranë Energodarit në Dnieper, apo kalimi më në jug, përmes ishujve të shumtë të lumenjve.

"Gjueti shtrigash" në Kiev, ja “bixhozi” që po e fut Zelenskyn në telashe

Ukraina, si çdo vend në luftë, duhet të ketë kujdes nga kolonat e pesta të armikut të brendshëm dhe kundërzbulimi ka qenë në lëvizje të plotë që nga fillimi i pushtimit rus për t'i çmontuar ato. Shërbimi sekret i brendshëm, SBU, është në llogore kundër infiltrimit të spiunëve rusë dhe Volodymyr Zelensky është mbështetur në të si vijë e parë për t'u mbrojtur kundër sulmeve të mundshme, tentativave për vrasje dhe vjedhjes së sekreteve politike dhe ushtarake. Janë rreth 650 qytetarë ukrainas që mbajnë pozita përgjegjësie, të cilat, tha Zelensky, SBU po heton për favorizim në Moskë.

Rreziku i gjuetisë së shtrigave

Politico.eu kujton se edhe në retorikën politike, “gjuetia e Ukrainës për tradhtarë, agjentë të dyfishtë dhe bashkëpunëtorë po përshpejtohet. Pothuajse çdo ditë, autoritetet raportojnë raste të tradhtisë së pretenduar nga anëtarë të lartë të agjencive të zbatimit të ligjit dhe sigurisë, prokurorëve, punonjësve të industrisë shtetërore, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të tjerë të zgjedhur. Por shpesh kjo garë merr kritika në rritje në partitë opozitare që janë në krah të qeverisë së Zelensky në luftën kundër pushtimit rus, por nuk synojnë të nënshkruajnë fatura bosh për presidentin. Gazeta evropiane citon në veçanti rastin e Roman Dudin, kreut të shërbimeve të informacionit dhe sigurimit të Kharkivi akuzuar për tradhti dhe dezertim për të cilin foli ish-zëvendëskryeministrja Ivanna Klympush-Tsintsadze si një person me integritet i cili do të kishte fajin e vetëm për hetimin e rasteve të korrupsionit në qytetin e rrethuar nga Moska në muajt e parë të luftës dhe që do të drejtonte në zemër të fuqisë së Shërbëtorit të Popullit.

Për Politico.eu ekziston rreziku i një hibridizimi në rritje midis "gjuetisë së spiunëve dhe gjuetisë së shtrigave " në një vend ku ekziston rreziku i bashkimit të paranojëve që autorizojnë klasifikimin si tradhti të çdo gabimi njerëzor, sado legjitim, por edhe çdo qëndrim që mund të hedhë një çelës në veprat e Zelensky dhe partisë së tij. Ivanna Klympush-Tsintsadze, politikania e intervistuar nga Politico.eu , sigurisht që nuk akuzohet për simpatitë pro-ruse. Në politikën dhe shoqërinë civile ukrainase po rritet dyshimi se Zelensky mund ta përdorë për një kthesë të vërtetë autoritare .fuqitë e veçanta të marra me luftë. Implikimet e mundshme politike të kundërzbulimit janë vetëm pjesa më e fundit e një përparimi që e ka parë udhëheqësin e kohës së luftës të shkojë përtej kompetencave të dhëna nga perandoria ushtarake .

A i merr të gjitha Zelensky?

Zelensky krijoi një betejë të vërtetë personale për të larë hesapet me oligarkët kundërshtarë dhe për t'i sjellë ata në përputhje me fuqinë e tij; ka vënë nën kontroll median duke e formësuar atë rreth galaktikës së ekzekutivit; siç kujtohet nga Jacobin, ai në mënyrë efektive fshiu opozitën e majtë duke përdorur çelësin e rreshtimit të tij të pretenduar në favor të Moskës; ka nxjerrë amendamente të kodit penal që kodifikojnë bashkëpunimin me agresorin në një formë kaq të paqartë saqë, siç kujtoi vetë Jacobin, "Mykyta Petrovets, një avokat në Qendrën Rajonale për të Drejtat e Njeriut me qendër në Kiev,  pranoi se ndikimi i ligjeve të reja varet nga mënyra se si autoritetet i interpretojnë ato”.

Së fundi, lufta kundër korrupsionit nga fundi i vitit 2022 deri në fillim të vitit 2023 justifikoi një spastrim të zyrtarëve të nënqeverisë dhe një pushtim të vërtetë të shtetit. Zelensky ka qenë një simbol i një vendi të sulmuar dhe ka mishëruar vullnetin e tij për të rezistuar për më shumë se një vit. Por lufta në emër të vlerave evropiane dhe perëndimore, të demokracisë, lirisë dhe pluralizmit po shkon paralelisht me një kthesë të pushtetit drejt centralizimit në rritje. Zgjedhjet presidenciale janë një vit larg dhe Zelensky dëshiron të arrijë atje me ndikim maksimal. Vetë fushata e kundërzbulimit e konfirmon këtë. Por vetë fakti që edhe në luftë ka dialektikë në vendin e sulmuar tregon se rruga për të nuk do të merret si e mirëqenë dhe se disa sjellje rrezikojnë të krijojnë paqartësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat