Përleshje të reja mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ka ushtarë të vdekur nga të dyja palët

Bota

Përleshje të reja mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ka ushtarë të vdekur nga të dyja palët

Më: 13 maj 2023 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Forcat ushtarake të Azerbajxhanit dhe Armenisë u përleshën në kufirin e tyre të përbashkët – duke përdorur mortaja dhe dronë – dhe luftimet lanë dy ushtarë të vdekur nga të dyja palët, një ditë para fillimit të bisedimeve të nivelit të lartë për një marrëveshje afatgjatë të paqes.

Ishte dita e dytë radhazi e shkëmbimit të zjarrit – përpara takimit të planifikuar në Bruksel për të dielën mes kryeministrit armen, Nikol Pashinin dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Një ushtar azerbajxhanas dhe një armen janë vrarë gjatë 48 orëve të fundit. Dy ish-shtetet sovjetike kanë luftuar për 30 vjet rreth rajonit të diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por i banuar kryesisht nga armenë etnikë, raporton reuters.

Në një konflikt gjashtë-mujor në vitin 2020, Azerbajxhani rifitoi pjesë të territorit të humbur në një luftë të mëparshme që përfshiu rajonin në mes të rënies së sundimit sovjetik.

Në përleshjen e fundit, Ministria armene e Mbrojtjes tha se forcat e saj u vunë nën zjarr me mortaja dhe armë të vogla në fshatin Sotk, pranë kufirit. Ministria njoftoi se u vendosën edhe mjete ajrore pa pilot.

“Për shkak të zjarrit të armikut, pala armene ka një person të vrarë në aksion dhe një person të plagosur”, njoftoi ministria.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se parandaloi një sulm nga dronët armenë ndaj pozicioneve në distriktin Kalbayar në anën e Azerbajxhanit të kufirit. Më vonë u raportua se një ushtar azerbajxhanas ishte vrarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat