Shfaqet fotografia e liderit të Bjellorusisë 'të sëmurë' Aleksandër Lukashenko

Bota

Shfaqet fotografia e liderit të Bjellorusisë 'të sëmurë' Aleksandër Lukashenko

Nga: A.SH Më: 15 maj 2023 Në ora: 16:33
Aleksander Lukashenko

Media shtetërore bjelloruse ka publikuar një fotografi të presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili përflitet se është i sëmurë rëndë, përcjell Bota sot.

Thuhet se është marrë në një qendër komandimi ushtarak.

Dora e tij e majtë duket të jetë e fashuar.

Nëse është autentike, do të jetë dalja e parë publike e 68-vjeçarit në pothuajse një javë.

Kanali Telegram Pul Pervovo, një media shtetërore që raporton mbi aktivitetet e z. Lukashenko, tha se presidenti ishte në një bazë komanduese qendrore të forcave ajrore.

Lukashenko u pa për herë të fundit në publik më 9 maj në ngjarjet e Ditës së Fitores në Moskë dhe në kryeqytetin e Bjellorusisë, Mins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat