Scholz: Është i nevojshëm një “regjistër i dëmeve” për Ukrainën nga lufta ruse

Bota

Scholz: Është i nevojshëm një “regjistër i dëmeve” për Ukrainën nga lufta ruse

Më: 16 maj 2023 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Një “regjistër i dëmeve” që liston të gjitha dëmet e shkaktuara nga Rusia gjatë luftës së saj në Ukrainë është i rëndësishëm për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz pas mbërritjes në një samit të Këshillit të Evropës në Reykjavik, Islandë, raporton CNN.

Regjistri ishte “parakushti” që aleatët e Ukrainës të punonin në një plan të përbashkët për rindërtimin e vendit, deklaroi Scholz, duke shtuar se ishte “me rëndësi të madhe” për të ardhmen e Ukrainës.

Udhëheqësit evropianë janë mbledhur në Reykjavik për një samit të COE-së, organi evropian që qeverisë të drejtat e njeriut në kontinent.

Është vetëm samiti i katërt i trupit në pothuajse 75 vjet të themelimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat