Koreja e Veriut përgatitet për të lëshuar satelitin, Japonia: Do të shkatërrojmë çdo raketë që hyn në territorin tonë!

Bota

Koreja e Veriut përgatitet për të lëshuar satelitin, Japonia: Do të shkatërrojmë çdo raketë që hyn në territorin tonë!

Më: 29 maj 2023 Në ora: 09:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Japonia i është përgjigjur kërcënime të Koresë së Veriut për planin e saj për lëshimin e satelitit spiun ushtarak në hapësirë.

“Çdo raketë që hyn në territorin tonë do të shkatërrohet”, ka deklaruar Japonia.

Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, Hirokazu Matsuno, tha se çdo lëshim nga Koreja e Veriut ndikon në sigurinë e qytetarëve japonezë.

Qeveria e pranon se ekziston mundësia që sateliti të kalojë nëpër territorin e vendit tonë”, shtoi ai.

Peniani thotë se ka përfunduar satelitin e saj të parë spiun ushtarak dhe Kim ka miratuar përgatitjet përfundimtare për lëshimin e tij në orbitë. Analistët thonë se një satelit ushtarak do të rriste aftësinë e mbikëqyrjes së Koresë së Veriut dhe do të përmirësonte aftësinë e saj për të goditur objektivat në rast lufte.

“Ne do të marrim masa shkatërruese kundër raketave balistike dhe të tjera që janë konfirmuar se zbarkojnë në territorin tonë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes japoneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat