Përkeqësimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë, kreu i CIA-s vizitë sekrete në Pekin

Bota

Përkeqësimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë, kreu i CIA-s vizitë sekrete në Pekin

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 09:54
Drejtori i CIA-s, William Burns

Drejtori i CIA-s, William Burns, vizitoi Kinën muajin e kaluar për bisedime me homologët e tij, tha sot një zyrtar amerikan, në një kohë kur administrata e presidentit Joe Biden kërkon të promovojë dialogun me Pekinin.

“Muajin e kaluar, drejtori Burns udhëtoi për në Pekin, ku u takua me homologët e tij kinezë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit brenda agjencive të inteligjencës”, vuri në dukje zyrtari.

Vizita u bë e ditur nga gazeta Financial Times.

Administrata amerikane po kërkon të mbajë të hapura linjat e komunikimit dhe të zhvillohen takimet e planifikuara mes zyrtarëve të dy palëve, në një atmosferë të tensionuar.

Misioni i Burns erdhi në të njëjtin muaj kur këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u takua me Wang Yi, zyrtarin më të lartë të politikës së jashtme të Kinës, në Vjenë.

Udhëtimi i Burns ishte gjithashtu vizita e nivelit më të lartë nga një zyrtar amerikan në Kinë që kur Sekretarja në detyrë e Shtetit Ëendy Sherman vizitoi Tianjin në korrik 2021.

Biden i ka kërkuar vazhdimisht drejtorit të CIA-s të marrë përsipër misione të ndjeshme brenda dhe jashtë vendit. Në nëntor 2021, Burns udhëtoi për në Moskë për të paralajmëruar zyrtarët rusë kundër pushtimit të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat