Ukrainasit publikojnë pamjet, të cilat pretendohet se shfaqin momentin e një shpërthimi në digën Nova Kakhovka

Bota

Ukrainasit publikojnë pamjet, të cilat pretendohet se shfaqin momentin e një shpërthimi në digën Nova Kakhovka

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria ukrainase ka publikuar një video, me të cilën pretendohet se shfaq një nga shpërthimet e qëllimshme në digën Nova Kakhovka në rajonin e Khersonit.

Ky rajon që është nën kontrollin e rusëve, është përmbytur nga sasia e madhe e ujit që mbuloi mbi 80 vendbanime.

Në video shihet kur ndodhë një shpërthim, kurse Kievi po akuzon Moskën për shpërthimin e digës që po konsiderohet si një katastrofë.

Ndryshe autoritetet ukrainase kanë filluar me evakuimin e banorëve të atjeshëm, kurse ekipet e shpëtimit po thonë se nuk është uji problem, por rusët që vazhdimisht po i granatojnë.

E imazhet satelitore shfaqin pasojat katastrofike të shpërthimit të digës, ku shihet se si dukej ajo zonë para dhe pas shpërthimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat