Ukrainës do t’i duhen 5 vjet për ndërtimin e digës së re në Kachovka

Bota

Ukrainës do t’i duhen 5 vjet për ndërtimin e digës së re në Kachovka

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 09:23
Shembja e digës

Ndërtimi i një dige të re dhe një stacioni hidroelektrik në vendin e hidrocentralit të shkatërruar të Kakhovka do të zgjasë të paktën pesë vjet dhe do të kërkojë të paktën 1 miliard dollarë, tha dje kreu i kompanisë shtetërore të energjisë të Ukrainës Ukrhydroenergo Ihor Syrota.

“Ky është një objekt kompleks hidroelektrik që do të marrë kohë për t’u rindërtuar. Aktualisht jemi duke zhvilluar një projekt për vendndodhjen e stacionit,” tha ai. Sipas Syrota,

Ukraina nuk e di ende masën e plotë të dëmit të shkaktuar nga shkatërrimi i digës nga Rusia më 6 qershor.

Hedhja në erë e digës ka shkaktuar një katastrofë humanitare dhe mjedisore në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën jugore. Ukrainë dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat