Ish-kryeprokurori i Speciales në hetime të Trumpit

Bota

Ish-kryeprokurori i Speciales në hetime të Trumpit

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:46
Jack Smith

Ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale që e menaxhon çështjen e dokumenteve klasifikuar të Mar-a-Lago dhe rastet e ndërhyrjes së Trump në zgjedhje ka ngritur akuzë kundër ish-presidentit.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është akuzuar për shtatë akuza, duke përfshirë shkeljen e ligjit të spiunazhit dhe komplotin për të penguar hetimin penal, në një vendim të prokurorit special, Jack Smith.

Ai ishte edhe kryeprokuror i Speciales, kur në qershor të vitit 2020 u ngrit aktakuza për krime lufte ndaj Hashim Thaçit.

Smith një prokuror veteran dhe zyrtar i departamentit të drejtësisë, ka qenë në qendër të dy hetimeve federale për sjelljen e pahijshme të Trump – një në lidhje me ndërhyrjen e Trump në certifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe tjetri për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në Florida nga shtëpia  ish-presidentit “Mar-a-Lago”.

Gjatë një hetimi shtatë mujor, Smith dhe ekipi i tij intervistuan ish-zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, ndihmësit e Trump dhe stafin e Mar-a-Lago në hetimin e dokumenteve të klasifikuara përpara se të jepnin vendimin të enjten.

Një i pavarur i regjistruar, Smith u emërua nga Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland, në nëntor 2022 për të shërbyer si prokuror special që mbikëqyr dy hetimet. Departamenti i Drejtësisë nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me rolin e Trump në komplotin për të përmbysur në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat