OKB-ja kërkon siguri të itinerareve të refugjatëve

Bota

OKB-ja kërkon siguri të itinerareve të refugjatëve

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:13
Ilustrim

Pas tragjedisë së rëndë para brigjeve greke, ku u fundos një anije peshkatarësh, Kombet e Bashkuara kanë kërkuar të punohet për sigurinë e udhëve për ata që marrin arratinë nga vendlindja.

Kombet e Bashkuara kanë reaguar pas tragjedisë me dhjetëra migrantë të mbytur në brigjet greke.

Stephane Dujarric, zëdhënës i OKB tha në Nju Jork se “ky është një shembull tjetër, për nevojën që shtetet anëtare të ulen e të krijojnë së bashku rrugë të sigurta dhe të rregullta. Në këtë proces duhet që të përfshihen “vendet orogjinë, ato tranzit dhe vendet destinacion”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është i tronditur pas lajmeve për mbytjen e migrantëve.

Ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze po ashtu ka theksuar se tragjedia bën të nevojshme krijimin e rrugëve legale të migrimit në Europë.

 "Kush përpiqet që të vijë në Europë përmes rrugëve të tilla, duhet të jetë shumë i dëshpëruar", tha ajo për televizionin “Welt”.

"Kompromisi i arritur në BE për politikën e refugjatëve ka nevojë për përmirësim", tha Schulze.

Pozicioni i fëmijëve dhe familjeve duhet të përmirësohet, por Gjermania lufton në këtë pikë me mentalitetin e izolimit në vende të tjera të BE.

Duke iu referuar shifrave të reja që janë rritur ndjeshëm të bëra publike nga UNHCR, Schulze tha se duhet të shtohet ndihma në vend. “Ne duhet të krijojmë kushte të duhura për ata që largohen nga vendlindja nga mjerimi apo lufta, që të qëndrojnë mundësisht pranë vendlindjes. Shumica kërkon të rikthehet."-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat