Përmbytjet bëjnë të pabanueshme shtëpitë në Ukrainë

Bota

Përmbytjet bëjnë të pabanueshme shtëpitë në Ukrainë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Disa shtëpi në fshatin Pavlivka u bënë të papërdorshme për shkak të përmbytjeve që u formuan pas shpërthimit të digës dhe hidrocentralit Kakhovka në Ukrainë

Pas shpërthimit javën e kaluar të hidrocentralit Kakhovka që ndodhet në qytetin Kherson të Ukrainës, ka vërshuar edhe lumi Inhulets që rrjedh në lumin Dnipro dhe i cili ndodhet pranë njësive të vendbanimeve në rajonin Mykolayiv.

Disa shtëpi në fshatin Pavlivka janë përmbytur si pasojë e vërshimit të lumit dhe janë bërë të papërdorshme. Ndërkohë në qendër të fshatit kanë filluar të shpërndahen ndihma humanitare për banorët e prekur nga përmbytjet.

 “Shtëpia ime në gjendje të tmerrshme”

Igor Yurkeviç, një prej banorëve të fshatit Pavlivka tha për gazetarin e AA-së se shtëpia e tij u përmbyt brenda një dite. “Pranë fshatit ndodhet lumi Inhulets. Ky lum përmbyt në çdo muaj pranvere por pas ngjarjes së digës u përballëm me momente që nuk i prisnim. Shtëpia jonë u përmbyt”, deklaroi Yurkeviç.

Ai tha se shtëpia e tyre është bërë e papërdorshme për shkak të përmbytjes nga uji. “Shtëpia ime është në gjendje të tmerrshme. Në fillim mendova se do ta pastroj dhe riparoj, por nuk mund të bëj asgjë. Duhet që shtëpia të shembet plotësisht. Vendi ku ndodhet shtëpia ime është në nivelin më të ulët. Nën ujë kanë mbetur edhe 3 shtëpi që ndodhen pranë nesh”, thekson Yurkeviç.

Më tej Yurkeviç shtoi se do të transferohet pranë të afërmve të tij.

– “Çdo gjë e jona ka mbetur nën ujë”

Gjithashtu edhe Valentina, një prej banoreve të fshatit ka vënë në dukje se nuk kanë mundur të shpëtojnë sendet në shtëpinë e saj. “Nuk kemi mundur të marrim me vete asgjë. Kemi arritur të marrim vetëm dokumentet. Çdo gjë e jona ka mbetur nën ujë. Uji arriti deri mbi shtëpi”, tha ajo.

Valentin tha se mendojnë të blejnë një shtëpi. “Aktualisht qëndrojmë tek të afërmit tanë. Ndoshta na pranon edhe ndonjë tjetër. Neve na ofrojnë ndihma humanitare. Kemi mbetur në rrugë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat