Zjarr i madh në Filipine në një anije me 65 persona në bord, pamjet shokuese

Bota

Zjarr i madh në Filipine në një anije me 65 persona në bord, pamjet shokuese

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 07:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një anije me 65 persona në bord në Filipinet qendrore.

Në rrethana të paqarta, anija Esperanza Star shpërtheu në flakë teksa lundronte në ishullin Panglao.

Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare të Filipineve, zjarri shpërtheu në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës.

Operacioni për shpëtimin e pasagjerëve dhe shuarjen e zjarrit është duke vazhduar, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat