Nëndetësja e zhdukur, më 2018 u paralajmërua për pasoja katastrofike

Bota

Nëndetësja e zhdukur, më 2018 u paralajmërua për pasoja katastrofike

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 10:04
Nëndetësja e zhdukur

Nëndetësja “Polar Prince”, tash e disa orë e ka humbur kontaktin me ekuipazhin e nëndetëses “Titan”, një orë e 45 minuta pas zhytjes për të eksploruar disa pjesë të anijes së fundosur, Titanik.

Roja bregdetare e ShBA-së ka thënë se ekuipazhi ka oksigjen emergjent për 70 deri në 96 orë, duke filluar numërimin nga ora 17:00, ndërsa kompania turistike “OceanGate”, ka thënë se po përdoren të gjitha opsionet për ta rikthyer ekuipazhin.

Por, ekspertët e Shoqatës së Teknologjisë Detare amerikane, më 2018 e kanë paralajmëruar pronarin e kompanisë “OceanGate” për qasjen e ndërmarrë gjatë ndërtimit të “Titan”.

Sipas një letre të siguruar nga New York Times, kjo shoqatë e ka paralajmëruar “OceanGate” për veprime të mundshme katastrofike për sa i përket dizajnit.

Shoqata e Teknologjisë Detare në letrën e dërguar më 27 mars 2018 thanë se “OceanGate” po tejkalonte standardet e vendosura të sigurisë së industrisë, teksa kanë kërkuar një program testimi.

“Shqetësimi ynë se qasja aktuale eksperimentale e miratuar nga Oceangate mund të rezultojë me rezultate katastrofike që do të kishte pasoja serioze për të gjithë në industri”.

Këto komente, New York Times ka thënë se një zëdhënës i kompanisë “OceanGate”, s’ka pranuar t’i komentojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat