Fundi tragjik për 5 personat në bordin e “Titan”, publikohen pamjet se si u shtyp nëndetësja

Bota

Fundi tragjik për 5 personat në bordin e “Titan”, publikohen pamjet se si u shtyp nëndetësja

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 09:34
Nëndetësja Titan.

Një fund tragjik pati nëndetësja “Titan” me 5 anëtarë në bord, të cilët humbën gjurmët që prej të dielës, 18 qershor.

Ditën e djeshme pas katër ditësh kërkime, Roja Bregdetare e SHBA-së, konfirmoi se nëndetësja ka shëprthyer dhe se rrënojat e gjetura më herët gjatë ditës së djeshme në zonën detare ku u kryen kërkimet, i përkasin kësaj nëndetëseje. Edhe kompania OceanGate shpalli të vdekur CEON e tyre Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, të cilët ndodheshin brenda në nëndetësen “Titan” të cilët po përpiqeshin të eksploronin mbetjet e Titanikut.

Në konferencën e urgjencës për shtyp, admirali John Moger njoftoi se një automjet me telekomandë kishte zbuluar pjesë të Titanit rreth 500 metra larg harkut të Titanikut në fundin e detit.

“Mbetjet sugjerojnë një shtypje katastrofike të dhomës së presionit. Pas këtij konstatimi, ne njoftuam menjëherë familjet”, administrja e Gardës Bregdetare të SHBA-së, John Moger, i cili drejton kërkimin për Titanin, duke theksuar se ai nuk mund të konfirmonte nëse Roja Bregdetare e SHBA do të ishte në gjendje të gjente trupat e viktimave.

Megjithatë, momenti në të cilin ndodhi mbetet i paqartë.

Në të njëjtën kohë, video tregon se si mund të kishte ndodhur “shtypja katastrofike” në nëndetësen fatale. Siç shihet dhe në video, kolapsi i menjëhershëm i presionit mund të ngrohë menjëherë ajrin në nëntokë afërsisht në temperaturën e sipërfaqes së diellit dhe anija do të shembet, të gjitha ndodhin në rreth 30 milisekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat