Shpërthimi i nëndetëses Titan, familjarët e viktimave kërkojnë nisjen e hetimeve

Bota

Shpërthimi i nëndetëses Titan, familjarët e viktimave kërkojnë nisjen e hetimeve

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Nisin hetimet në vendin ku u gjetën pjesët e nëndetëses Titan që i mori jetën pesë personave, pas thirrjes së familjarëve të viktimave.

Lajmi është konfirmuar nga Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë (TSB).

Misioni është marrë përsipër nga Odysseus 6, i cili zbuloi fillimisht “mbeturinat” nga nëndetësja.

Zëdhënësi i Osysseus 6, Jeff Mahoney është shprehur për mediat e huaja se çdo përpjekje për të rikuperuar ndonjë gjë nga ‘mbeturinat’ do të përfshinte një operacion të madh.

Pasi pjesët e mbetura në fund të oqeanit do të ishin shumë të rënda që automjeti t’i nxirrte i vetëm në sipërfaqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat