Rusia propozon zgjatjen e ndihmës së OKB-së për Sirinë veriore për 6 muaj

Bota

Rusia propozon zgjatjen e ndihmës së OKB-së për Sirinë veriore për 6 muaj

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Rusia paraqiti të premten propozimin e saj për një zgjatje 6-mujore të miratimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dërgimin e ndihmave në Sirinë veriperëndimore nga Turqia.

Autorizimi i këshillit prej 15 anëtarësh është i nevojshëm sepse autoritetet siriane nuk kanë rënë dakord për operacionin e Kombeve të Bashkuara, i cili ka ofruar ndihma, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe strehim, për miliona njerëz në zonat e kontrolluara nga opozita në Siri që nga viti 2014, sipas Reuters.

SHBA kërkon që operacioni i OKB-së të zgjatet me 12 muaj dhe të marrë miratimin për përdorimin e tre pikave kufitare midis Turqisë dhe Sirisë.

Këshilli i Sigurimit ka negociuar tashmë një tekst, të hartuar nga Zvicra dhe Brazili, që do të lejonte operacionin e OKB-së të vazhdojë të përdorë vendkalimin Bab al-Hawa për 12 muaj.

Të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Rusia, Kina, SHBA, Franca apo Britania nevojiten për të miratuar rezolutën.

Këshilli i Sigurimit fillimisht miratoi dërgimin e ndihmës në 2014 në zonat e kontrolluara nga opozita të Sirisë nga Iraku, Jordania dhe dy pika në Turqi, por Rusia dhe Kina kërkuan që ajo të reduktohej në vetëm një pikë kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat