Biden anashkalon darkën me liderët e vendeve të NATO-s

Bota

Biden anashkalon darkën me liderët e vendeve të NATO-s

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:52
Joe Biden

Joe Biden vendosi të anashkalojë darkën e krerëve të shteteve dhe qeverive në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Presidenti amerikan sot mori pjesë në një sërë takimesh me liderët dhe duket se është lodhur paksa pas shumë takimeve gjatë ditës së sotme, raporton dailymai.

Në fakt, pasi gazetarët filluan të bënin pyetje rreth vendndodhjes së liderit amerikan, një nga zyrtarët tha se ai “ka edhe katër ditë punë zyrtare dhe po përgatitet për një fjalim të madh nesër”.

Në darkë u vendos që në vend të liderit amerikan të marrë pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Meqë ra fjala, Biden u takua me kryeministrin britanik, Rishi Sunak në “10 Downing Street” dhe mbretin Charles në Kështjellën Windsor përpara se të udhëtonte për në Vilnius.

Ndryshe, 80-vjeçari muaj më pare kishte shtyrë një takim me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg shkaku i një problemi me dhëmbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat