Biden: Së shpejti do t’u shesim F-16 Turqisë

Bota

Biden: Së shpejti do t’u shesim F-16 Turqisë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Presidenti amerikan, Joe Biden shprehu besimin se SHBA-ja së shpejti do të jetë në gjendje t’i shesë Turqisë aeroplanët luftarakë F-16.

Siç raporton reuters, ai e tha këtë pas përfundimit të samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Lideri amerikan u takua më parë me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan në margjinat e samitit të NATO-s, me të cilin diskutoi për prioritetet e mbrojtjes dhe ekonomike të të dy vendeve.

“Ata diskutuan gjithashtu çështje rajonale me interes të përbashkët, duke përfshirë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Detin Egje”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se administrata Biden do të vazhdojë procesin e transferimit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi, në konsultim me Kongresin amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se është në interesin e SHBA-së dhe NATO-s që Turqia të marrë aeroplanë luftarakë F-16.

“Kjo është ajo që ne bëjmë në aleancë. Ne sigurohemi që të gjithë anëtarët e saj të kenë teknologjinë që u nevojitet për ta bërë aleancën sa më të fortë”, tha Blinken. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat