Rrahje në mesin e ushtrisë ruse, të paktën një i vdekur

Bota

Rrahje në mesin e ushtrisë ruse, të paktën një i vdekur

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një përleshje masive ka ndodhur në një njësi ushtarake në fshatin Kalininets, rajoni i Moskës.

Për pasojë ka mbetur i vrarë një ushtarë, raportojnë mediat e huaja.

Oficerët e policisë ushtarake filluan të rrihnin një ushtar, i cili ishte larguar pa leje nga reparti ushtarak.

Shumë shpejt ushtarë të tjerë iu bashkuan rrahjes dhe u përpoqën të qëronin hesapet me bashkë-ushtarin e tyre.

Theksojmë se kohët e fundit në mesin e ushtrisë ruse ka pakënaqësi rreth pushtimit të Ukrainës.

Kujtojmë se disa ushtarë rusë kanë braktisur radhët e saja dhe kanë ikur prej vendit, ku disa prej tyre po rrëfejnë tmerret e luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat