Rusët shkatërruan kishën ortodokse gjatë sulmeve ajrore në Odesa, Zelensky: Do të hakmerremi

Bota

Rusët shkatërruan kishën ortodokse gjatë sulmeve ajrore në Odesa, Zelensky: Do të hakmerremi

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 11:58
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot “hakmarrje” ndaj forcave ruse, pasi Moska sulmoi me raketa portin historik në Odessa mbrëmë, duke vrarë një person dhe duke dëmtuar një kishë ortodokse.

“Raketa mbi qytete paqësore, ndërtesa banimi, kisha. Do të ketë patjetër hakmarrje kundër terroristëve rusë për Odesën. Ata do ta ndjejnë këtë ndëshkim”, tha Zelensky.

Reuters më herët publikoi një deklaratë nga Oleh Kiper, guvernatori i rajonit të Odesa, se të paktën një person u vra dhe 19 u plagosën, përfshirë katër fëmijë, në një sulm ajror rus në qytetin e Detit të Zi.

Lexo po ashtuZelensky kërkon mbledhjen e Këshillit të NATO-s për shkak të problemeve me eksportin e grurit

Kiper deklaroi në Telegram se Kisha Ortodokse, e cila është nën juridiksionin e Moskës, u dëmtua rëndë në sulm.

Zyrtarët thanë se kishin nxjerrë nga rrënojat një ikonë të Virgjëreshës së Kasperovsky, patrones së Odessa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat