Putini e pret Lukashenkon në takim: Kundërofensiva e Ukrainës ka dështuar

Bota

Putini e pret Lukashenkon në takim: Kundërofensiva e Ukrainës ka dështuar

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 16:27
Putini, Lukashenkon

Presidenti rus Vladimir tha se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar” teksa priti liderin bjellorus Alexander Lukashenko, aleatin e tij të ngushtë, për bisedime në Shën Petersburg.

“Nuk ka kundërsulm,” cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë Lukashenko, ndërsa Putin i është përgjigjur “Ekziston, por ka dështuar”.

Ukraina filloi kundër-sulmimin e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka korrur vetëm fitime të vogla kundër forcave ruse, të cilat kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj pas gati 17 muajsh lufte.

Një kanal Telegram i lidhur me Lukashenkon e citoi atë të thoshte me ironi se luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, të cilët tani po trajnojnë ushtrinë e Bjellorusisë, ishin të etur për të shtyrë përtej kufirit në Poloninë anëtare të NATO-s.

 “Djemtë e Wagner kanë filluar të na stresojnë – ata duan të shkojnë në perëndim. “Le të shkojmë në një udhëtim në Varshavë dhe Rzeszoë’,” citohet të ketë thënë ai, por nuk dukej se ishte një deklarate serioze e tij.

Ndërkohë, Polonia po lëviz trupa shtesë drejt kufirit me Bjellorusinë në përgjigje të mbërritjes së forcave Wagner që u zhvendosën atje pas një rebelimi jetëshkurtër në Rusi muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat