11 nxënës të vdekur nga shembja e një çatie në Kinë

Bota

11 nxënës të vdekur nga shembja e një çatie në Kinë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 08:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi çatia e një gjimnazi në veri-lindje të Kinës u shemb ndërsa po mbi ekipin e volejbollit për vajza, raportojnë mediat shtetërore.

Shumë prej viktimave janë fëmijë, thonë dëshmitarët okularë për mediat lokale, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Vetëm tetë nga 19 personat që ishin brenda palestrës në provincën industriale të Heilongjiang mbijetuan.

Një hetim paraprak zbuloi se perliti, një formë e qelqit vullkanik, ishte grumbulluar ilegalisht në çati duke thithur ujin e shiut, i cili shkaktoi shembjen.

Trajneri i ekipit të volejbollit të vajzave të shkollës së mesme u dëgjua duke thirrur emrat e nxënësve ndërsa ekipet e shpëtimit u futën nëpër rrënojat në qytetin Qiqihar, raportoi Radio Kombëtare e Kinës.

Prindërit morën në pyetje zyrtarët e shkollës, duke thënë se kishte mungesë të komunikimit të duhur për përpjekjen e shpëtimit, e cila zgjati deri të hënën në mëngjes.

"Më thonë se vajza ime është zhdukur, por ne nuk arritëm ta shihnim kurrë fëmijën. Të gjithë fëmijët kishin fytyrat e tyre të mbuluara me baltë dhe gjak kur u dërguan në spital. Unë iu luta, ju lutem më lejoni ta identifikoj fëmijën. Po sikur të mos ishte fëmija im?" tha një burrë në një video që është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat