Tre të lënduar pasi një aeroplan i vogël është përplasur në çatinë e një shtëpie në Teksas

Bota

Tre të lënduar pasi një aeroplan i vogël është përplasur në çatinë e një shtëpie në Teksas

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 14:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan i vogël është përplasur në çatinë e një shtëpie në Teksas, kanë thënë autoritetet amerikane.

Si pasojë, përveç dëmeve materiale, të tre personat që ndodheshin në aeroplan u lënduan dhe u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Për fat të mirë, prona dykatëshe në qytetin e Georgetown ishte bosh në momentin e përplasjes, e cila ndodhi pak para orës 12:00 me orën lokale dje.

Në një postim në Facebook të dielën, Departamenti i Zjarrfikësve të Georgetown shkroi: “Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) do të fillojë hetimin e tyre këtë pasdite”.

“Ekuipazhet do të qëndrojnë në vendngjarje për të ndihmuar. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj për të shmangur këtë zonë sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat