23 të vdekur e gjashtë të zhdukur nga përmbysja e një varke në Filipine

Bota

23 të vdekur e gjashtë të zhdukur nga përmbysja e një varke në Filipine

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur, si pasojë e përmbysjes së një varke afër kryeqytetit të Filipineve.

Varka është përmbytur në liqenin Laguna pranë Manilës, disa orë pasi tajfuni Doksuri ka përfshirë veriun e Filipineve.

“Anija kishte leje për të lundruar. Nuk kishte stuhi në zonë”, ka thënë para gazetarëve zëdhënësi i rojës bregdetare, Armando Balilo.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga uji 40 të mbijetuar./Al Jazeera.

Mbytja e varkës solli numrin e të vdekurve nga moti i keq në të paktën 30. Nëntë persona u raportuan të vdekur më herët, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut, përmbytjeve dhe rrëzimit të pemëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat