Popullsia pakistaneze shtohet me 35 milionë njerëz në vetëm gjashtë vjet

Bota

Popullsia pakistaneze shtohet me 35 milionë njerëz në vetëm gjashtë vjet

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Popullsia e Pakistanit u rrit me 35 milionë në vetëm gjashtë vjet dhe tani është 241 milionë.

Norma vjetore e rritjes prej 2.5 përqind është një “sfidë e madhe” për vendin, tha të shtunën kryeministri, Shehbaz Sharif, duke shtuar se norma është më e lartë se rritja ekonomike.

Pas viteve të keqmenaxhimit financiar, ekonomia pakistaneze filloi të shembet, e cila u përkeqësua më tej nga pandemia e COVID-19, kriza botërore e energjisë dhe përmbytjet rekord që prekën një të tretën e vendit në vitin 2022.

Pak më shumë se 37 përqind e popullsisë jetonte nën kufirin e varfërisë në vitin 2023, me më pak se 3,65 dollarë në ditë, sipas Bankës Botërore.

Regjistrimi i popullsisë, i pari i bërë në mënyrë dixhitale, u krye në muajin maj të këtij viti, raporton pakistanobserver.

Sharif tha se zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për në fund të vitit, do të bazohen në të dhënat e regjistrimit të përdorura për të përcaktuar zonat elektorale.

Ministri i Drejtësisë, Azam Nazir Tarar paralajmëroi se për shkak të punës së gjerë, zgjedhjet mund të shtyhen për dy muaj e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat