Kina zotohet të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Bjellorusinë

Bota

Kina zotohet të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Bjellorusinë

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 22:43
Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu ka vizituar Bjellorusinë dhe tha se vendi i tij do të rrisë bashkëpunimin ushtarak me fqinjin e Rusisë, ku Moska po vendos armë taktike bërthamore.

Li u takua me presidentin Alelsandër Lukashenko të enjten në Minsk dhe tha se “qëllimi i vizitës sime në Bjellorusi është pikërisht zbatimi i marrëveshjeve të rëndësishme në nivel krerësh shtetesh dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ushtarak dypalësh”, shkruan Al Jazeera.

Asnjëra palë nuk dha detaje se çfarë do të përfshijë bashkëpunimi, por të dy vendet kanë rënë dakord të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake vitin e ardhshëm.

Li vizitoi Rusinë pak para se të shkonte në Bjellorusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat