Zjarret në Tenerife të Spanjës, evakuohen mbi 12 mijë njerëz

Bota

Zjarret në Tenerife të Spanjës, evakuohen mbi 12 mijë njerëz

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 20:08
Zjarret në Tenerife të Spanjës

Mbi 12 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në  Tenerife pasi shpërthyen zjarret në ishullin Kanaire në Spanjë.

Sipas të dhënave të policisë numri i evakuimeve është rritur në 4 mijë e 500 në raportin e së premtes, ndërsa nga zjarret janë prekur 11 zona përveç zonave turistike të cilat janë të kursyera.

Kushtet e përmirësuara kishin parë një rikthim të një “normaliteti të caktuar” në operacionet e shuarjes së zjarrit, thanë zjarrfikësit e Tenerifes në Twitter, shkruan CNN.

Zjarri aktualisht mbulon një sipërfaqe prej rreth rreth 20 mijë e 757 hektarë, sipas autoriteteve lokale

Temperaturat në Evropë filluan të rriten në Gadishullin Iberik këtë fundjavë, duke u përhapur në Evropën Qendrore për pjesën më të madhe të javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat