Njihuni me 10 vendet më të mira në botë për t'u arsimuar, punuar dhe jetuar

Bota

Njihuni me 10 vendet më të mira në botë për t'u arsimuar, punuar dhe jetuar

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 08:27
Raporti përfshin studimin e 172 qyteteve në gjthë botën.

Qyteti i Vienës rikthehet në vend të parë si qyteti më i mirë për të jetuar. Në raportin e ekipit të inteligjencës së “The Economist”, i cili harton listën e përvitshme të qyteteve me standardin më të lartë të jetesës, qyteti austriak mbart kombinimin perfekt për stabilitetit, pasuri kulturore dhe artistike, shërbim shëndetësor dhe infrastrukturë.

Raporti përfshin studimin e 172 qyteteve në gjthë botën.

Në vend të dytë pozicionohet për të dytin vit radhazi Kopenhagen. Danimarka cilësohet si një nga shtetet më të lumtura në botë dhe vijon të ketë pikë maksimale për nivelin e arsimit, infrastrukturës dhe stabilitetit.

I treti në radhë pozicionohet qyteti australian i Melbourne, i cili rikthehet në “top 10” me 97.7 pikë i shoqëruar nga Sydney në vend të katërt. Qytetet australiane paraqesin pikët maksimale për sistemin shëndetsor dhe arsimor.

Vancouver pozicionohet në vend të pestë. Qyteti kanadez vijon të përfshihet në renditjet e para. Bashkë me të në listë përfshihen dhe qytetet e Torontos dhe Calgary, të vlerësuar për qëndrueshmërinë dhe rimëkëmbjen pas protestave të shumta që përfshinë vendin vitin e kaluar.

Zyrihu, kryeqyteti zviceran pozicionohet në vend të gjashtë. Pavarësisht rrëshqitjes në renditje nga vendi i tretë, qyteti vazhdon të vlerësohet për cilësinë e lartë të jetesës që ofron dhe nivelit të lartë të edukimit. Si Zyrihu, dhe Gjeneva, vijojnë të pushtojnë klasifikimin, duke u shquar për cilësi të lartë jetese, por edhe si qytetet më të shtrenjta në botë.

Osaka në Japoni dhe Auckland në Zelandën e Re pozicionohen në vend të 10-të. Fundi i kufizimeve të COVID-19 solli një rritje të konsiderueshme në qytetin e rajonit Aziatik të Oqeanit Paqësor. Osaka, qyteti i tretë më i populluar i Japonisë, paraqiti një rritje në panoramën kulturore.

Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, kapërceu 25 pikë për të arritur në vendin e përbashkët të 10-të në indeksin e këtij viti.

Ndërkohë qytetet e renditura me pikët më të ulëta për jetueshmërinë, janë Kievi, Algeris, Tripoli dhe Damasku. Me përjashtim të kryeqytetit ukrainas i cili ndodhet në fund të listës për shkak të luftës, qyteti sirian, i fundit në renditje me një indeks prej 30.7 pikë, vijon pa përmirësim në rezultatet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat