Rusia shqyrton mundësinë e rrëzimit të qëllimshëm të avionit me të cilin udhëtonte Prigozhini

Bota

Rusia shqyrton mundësinë e rrëzimit të qëllimshëm të avionit me të cilin udhëtonte Prigozhini

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:48
Rusia shqyrton mundësinë e rrëzimit të qëllimshëm të avionit me të cilin udhëtonte Prigozhini

Kremlini tha të mërkurën se hetuesit po merrnin në konsideratë skenarin se avioni me të cilin po udhëtonte shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin mund të jetë rrëzuar qëllimisht, hera e parë që autoritetet ruse lënë të kuptohet që ai mund të jetë vrarë.

"Sigurisht që ne po shqyrtojmë variante të ndryshme, përfshirë atë të një mizorie të qëllimshme," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për hetimin.

Megjithatë zoti Peskov paralajmëroi se hetuesit nuk kanë arritur ende përfundime zyrtare për atë që ndodhi.

Le të presim rezultatet e hetimit”, tha ai.

Avioni privat me të cilin kreu mercenar Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg nga Moska u rrëzua në veri të kryeqytetit rus duke shkaktuar vdekjen e 10 personave në bord më 23 gusht, përfshirë dy figura të tjera kryesore të Grupit Wagner, katër truprojat e Prigozhinit dhe një ekuipazh prej tre personash.

Shkaku është ende i paqartë, por banorët pranë vendit të ngjarjes i thanë agjencisë Reuters se dëgjuan një zhurmë dhe më pas panë avionin të rrëzohej në tokë.

Rrëzimi i avionit erdhi pikërisht dy muaj pasi mercenari Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një kryengritje të dështuar gjatë së cilës autokolonat ushtarake të grupit Wagner iu afruan Moskës rreth 200 kilometra. Ushtria mercenare e Prigozhinit ishte e angazhuar në luftën e Moskës kundër Kievit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat