Rusia mobilizon një raketë balistike ndërkontinentale në detyrë luftarake

Bota

Rusia mobilizon një raketë balistike ndërkontinentale në detyrë luftarake

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Rusia ka vendosur një raketë balistike ndërkontinentale të avancuar në detyrë luftarake, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Raketa Sarmat – e riemëruar Satan II – ka kapacitetin të mbajë koka të shumta bërthamore.

“Kompleksi strategjik Sarmat është vënë në detyrë luftarake”, tha Yury Borisov, drejtori i përgjithshëm i korporatës shtetërore të hapësirës Roscosmos.

Rreth dy muaj pasi nisi pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin, tha se Sarmat “do të ofronte sigurinë e Rusisë nga kërcënimet e jashtme, dhe do të bënte të mendojnë dy herë këdo që kërcënon Rusinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat