Shembet një ndërtesë në Egjipt, 4 të vdekur dhe 5 të plagosur

Bota

Shembet një ndërtesë në Egjipt, 4 të vdekur dhe 5 të plagosur

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:47
Egjipt

Një ndërtesë është shembur sot në një lagje të Kajros, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën 4 banorë. Po në këtë zonë, dy muaj më parë u shemb një tjetër ndërtesë, sipas mediave egjiptiane.

Gjithashtu, 5 persona janë plagosur kur ndërtesa katërkatëshe u shemb në lagjen Hadayek al-Koba, një zonë me popullsi të dendur në veri të qendrës së Kajros, raportoi gazeta al-Ahram.

Më 17 korrik , 13 persona, përfshirë të paktën 7 anëtarë të një familjeje, humbën jetën nga shembja e një ndërtese pesëkatëshe në këtë lagje.

Shumë ndërtesa janë shembur vitet e fundit në Egjipt, duke rezultuar në shumë vdekje dhe lëndime, për shkak të vjetërsisë së ndërtesave si dhe mospërputhjes me legjislacionin në nivel urbanistik.

Edhe pse ky lloj shkatërrimi po ndodh në qytete të tjera egjiptiane, situata është veçanërisht alarmante në kryeqytet, qyteti i dytë më i populluar në Afrikë me më shumë se 20 milionë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat