Të paktën 32 civilë të vrarë në sulmet e ushtrisë sudaneze

Bota

Të paktën 32 civilë të vrarë në sulmet e ushtrisë sudaneze

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 23:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 32 civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në sulmet e artilerisë nga ushtria sudaneze, ka bërë të ditur të mërkurën grupi aktivist i të drejtave, raportoi “Al Jazeera”.

Granatimet të martën raportohet të kenë ndodhur në Omdurman perëndimore, ku edhe më parë ka pasur sulme vdekjeprurëse.

Sipas aktivistëve dhe banorëve, ushtria e rregullt dhe Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RFS), që po luftojnë për kontrollin e vendit, kanë qëlluar me raketa në zonat e populluara, duke shkaktuar qindra viktima civile në kryeqytetin Khartoum dhe qytete të tjera.

Të mërkurën mbrëma, sundimtari ushtarak i Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, nxori një dekret kushtetues që urdhëronte shpërbërjen e RSF-së, ka thënë këshilli sovran qeverisës. Nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga RSF-ja.

Shtetet e Bashkuara të mërkurën sanksionuan nënkryetarin e RSF-së për përfshirje në abuzimet e të drejtave të njeriut nga trupat e tij dhe kishin sanksionuar më parë kompanitë e lidhura me të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat