Rritet në mbi 1000 të vdekur numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok

Bota

Rritet në mbi 1000 të vdekur numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 17:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 1000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 1200 kanë mbetur të plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun qendror, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit. Dyshohet se fshatra të tëra mund të rrafshohen.

Tërmeti, i cili ndodhi në orën 23:11 me orën lokale, ishte 6.8. Një pasgoditje prej 4.9 magnitudë ndodhi 19 minuta më vonë.

Njerëzit me nxitim dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera, derisa shumë vende të botës kanë ofruar ndihmë për Marokun.

Shumë prej vdekjeve u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur.

Pamjet dramatike tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe rrugë të shpërndara nga rrënojat.

Shumë ndërtesa në Marrakesh janë shkatërruar ose dëmtuar. Dëmi është veçanërisht i rëndë në pjesë të Medinës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pluhuri mund të shihet gjithashtu rreth minares së xhamisë historike Kutubiyya, një atraksion i madh turistik pranë sheshit kryesor të qytetit të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat