Maroku shpall tre ditë zie pas tërmetit ku humbën jetën më shumë se 1,000 persona

Bota

Maroku shpall tre ditë zie pas tërmetit ku humbën jetën më shumë se 1,000 persona

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 21:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas tërmetit vdekjeprurës.

Siç raportohet, flamujt do të valojnë gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat publike, sipas deklaratës së lëshuar nga Pallati Mbretëror.

Më shumë se 1,000 persona humbën jetën nga tërmeti i së premtes vonë derisa qindra të tjerë pësuan lëndime.

Tërmeti me magnitudë 6.8 u përcoll edhe me një pasgoditje me shkallë 4.9 rreth 19 minuta më vonë.

Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik.

Pamjet e shumta të cilat qarkulluan në internet tregonin shkallën e madhe të dëmeve në Marok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat