Armenia e çmend Putinin!

Bota

Armenia e çmend Putinin!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 10 shtator 2023 Në ora: 06:41
Putin

Ekspertët e quajnë vendimin “sizmik”.

Ish-aleati i Kremlinit i  tregon gishtin Putinit!

Një ekspert i Rusisë beson se Putini është i zemëruar dhe i pafuqishëm, pasi që Armenia po shkon drejt Shteteve të Bashkuara!

Ndikimi i lobit armenë,  në SHBA!

Historikisht, Armenia ka shaluar mbi dy kuaj. Përveçse është një aleat i ngushtë me Rusinë, ata janë përpjekur të kenë një marrëdhënie të mirë edhe me Shtetet e Bashkuara. Sipas L. Weteland, (e cila punon për Komitetin Norvegjez të Helsinkit dhe është ekspertja e tyre), më shumë armenë gjinden në Kaliforni sesa në Armeni, prandaj veprimet e një lobi të fortë duket se janë me efekt për autoritetet amerikane.

Një shembull i kësaj është ylli i shout  Kim Kardashian. Ajo ka prejardhje armene, të premten i bëri një lutje presidentit amerikan Joe Biden.

- Lutja ime drejtuar Presidentit Biden është të ndalojë një tjetër gjenocid armen. Është koha që Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e botës të veprojnë për të mbrojtur armët  kundër Azerbajxhanit, shkroi ajo në Instagram.

Ndër të tjera, Armenia ka marrë pjesë edhe më parë në stërvitjet e NATO-s, por kjo është stërvitja e parë ushtarake me Shtetet e Bashkuara që zhvillohet në Armeni. Është krejt e re. Pak ditë më parë, kryeministri armen, Nikol Pashinyan bëri deklarata shumë të forta, dhe më pas e quajti gabim strategjik, një bashkëpunimin të vetëm me Rusinë, thotë L.Wetland.

Një tjetër partner i rëndësishëm bashkëpunimi për Armeninë është Irani, ndërsa Azerbajxhani gjithashtu bashkëpunon ngushtë me Izraelin. Në këtë kuptim, ne mund të përfundojmë me një luftë ku Irani dhe SHBA mbështesin Armeninë, ndërsa Izraeli, Turqia dhe Rusia mbështesin Azerbajxhanin, thotë L. Weteland.

Bisedimet e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit janë planifikuar të mbahen në Granada nën kujdesin e BE-së në tetor të këtij viti. Shpresa është se BE-ja do të jetë në gjendje të negociojë një marrëveshje paqeje. Ky rast, është një ngjarje e bujshme, sepse ishte Rusia ajo që tradicionalisht ka aranzhuar marrëveshje të tilla.

Të premten, ambasadori armen në Rusi u thirr në tapet nga Kremlini. Krahas stërvitjes ushtarake me SHBA-në, Armenia ka dërguar ndihmë urgjente në Ukrainë gjatë javës së kaluar, ndërsa bashkëshortja e kryeministrit të Armenisë  ka vizituar Kievin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat