Tërmetet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit

Bota

Tërmetet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 12:44
Tërmeti në Marok, me magnitudë 6.8 shkallësh, la më shumë se 2 mijë të vdekur (Foto: AP)

Në 25 vjetët e fundit janë regjistruar 12 tërmetet më të fuqishme. Njëri prej më të fuqishmëve ndodhi më 26 dhjetor 2004 në Indonezi. Tërmeti me magnitudë 9.1 shkallësh nxiti cunamin në Oqeanin Indian, duke lënë më shumë se 230 mijë të vdekur në disa shtete

Tërmeti që ka goditur Marokun të premten mbrëma ka lënë të vdekur më shumë se 2 mijë persona. Numri i të vdekurve pritet të jetë edhe më i lartë pasi ekipet e shpëtimit kanë hasur në vështirësi për të arritur në disa zona.

Rajoni më i goditur është Marrakeshi i lashtë, në të cilin janë konfirmuar shumica e viktimave. Ndërkaq, tërmeti i Marokut është njëri prej më vdekjeprurësve në 25 vjetët e fundit.

8 shtator, 2023: Tërmeti në Marok, me magnitudë 6.8 shkallësh, la më shumë se 2 mijë të vdekur.

6 shkurt, 2023: Në Turqi dhe Siri, tërmeti me magnitudë 7.8 shkallës la më shumë se 21 mijë e 600 të vdekur.

25 prill, 2015: Në Nepal, më shumë se 8 mijë e 800 persona vdiqën nga tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh.

11 mars, 2011: Tërmeti me magnitudë 9.0 shkallësh në verilindje të Japonisë nxiti cunamin dhe la më shumë se 18 mijë e 400 të vdekur.

12 janar, 2010: Në Haiti më shumë se 100 mijë persona vdiqën nga tërmeti 7.0 shkallësh. Qeveria ka numëruar më shumë se 316 mijë të vdekur, por saktësia dhe dëmet kanë qenë të pamundura të konfirmohen.

12 maj, 2008: Tërmeti me magnitudë 7.9 shkallësh goditi Sichuan në Kinë, duke lënë të vdekur më shumë se 87 mijë e 500 persona.

27 maj, 2006: Më shumë se 5 mijë e 700 persona vdiqën kur tërmeti me magnitudë 6.3 shkallësh goditi ishullin e Javas në Indonezi.

8 tetor, 2005: Tërmeti me magnitudë 7.6 shkallësh la më shumë se 80 mijë të vdekur në rajonin e Kashmirit në Pakistan.

26 dhjetor, 2004: Tërmeti me magnitudë 9.1 shkallësh nxiti cunamin në Oqeanin Indian, duke lënë më shumë se 230 mijë të vdekur në disa shtete.

26 dhjetor, 2003: Tërmeti me magnitudë 6.6 shkallësh goditi juglindjen e Iranit, duke lënë më shumë se 20 mijë të vdekur.

26 janar, 2001: Tërmeti me magnitudë 7.6 shkallësh shkundi Guajratin në Indi, duke lënë më shumë se 20 mijë të vdekur.

17 gusht, 1999: Tërmeti i fuqishëm prej 7.6 shkallësh goditi Izmitin në Turqi, duke lënë 18 mijë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat