Arrestohet një hulumtues në Parlamentin e Britanisë së Madhe, kishte spiunuar për Kinën

Bota

Arrestohet një hulumtues në Parlamentin e Britanisë së Madhe, kishte spiunuar për Kinën

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Një studiues në Parlamentin e Britanisë së Madhe është arrestuar mes pretendimeve se ai po spiunonte për Kinën.

Policia ka konfirmuar se dy persona, një në të 20-tat dhe një tjetër në të 30-tat, u arrestuan në bazë të Aktit të Sekreteve Zyrtare. Njëri prej tyre ishte studiues i përfshirë në çështjet ndërkombëtare të Parlamentit britanik.

Siç u raportua fillimisht, ky studiues kishte lidhje me disa deputetë konservatorë.

Një zëdhënës tha se kryeministri Rishi Sunak ishte takuar me kryeministrin kinez Li Qiang gjatë samitit të G20 në Indi dhe “përcolli shqetësimet e tij të rëndësishme për ndërhyrjen kineze në demokracinë parlamentare të Britanisë së Madhe”.

“Një person rreth të 30-tave u arrestua në në Oxfordshire dhe një tjetër rreth të 20-tave u arrestua në një adresë në Edinburg. Kërkimet u kryen gjithashtu në të dy pronat e banimit, si dhe në një adresë të tretë në lindje të Londrës”, tha Policia Metropolitane.

Të dy të arrestuarit u dërguan në një stacion të policisë në jug të Londrës dhe më pas u liruan me kusht deri në fillim të tetorit.

Departamenti Kundër Terrorizmit e Policisë Metropolitane, e cila mbikëqyr veprat e lidhura me spiunazhin, është duke e hetuar rastin.

Emri i personit të arrestuar nuk është publikuar, por mediet britanike thonë se ai kishte jetuar për një kohë në Kinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat